Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga propozimet serbe që do ta komplikonin këtë proces

16 prill 2024 | 13:43

Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Europës ka hedhur poshtë të gjitha propozimet nga delegacioni serb që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Ndërkaq amendamentet që kanë të bëjnë me të drejtat e grupeve të margjinalizuara, po miratohen.

Diskutimi për kërkesën e Kosovës për t’u pranuar në Këshillin e Evropës do të fillojë rreth orës 16:30 në Asamblenë Parlamentare.

Nëse Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës, atëherë çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatë.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj të vitit 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë javë, nga 15-19 prill 2024 po zhvillohen punimet e…