Anglia deklasoi Maqedoninë, fiton edhe Franca

19 qershor 2023 | 23:19

Kualifikueset e Euro 2024 dhuruan rezultate interesante mbrëmjen e sotme. Në grupin C, Anglia nuk e ka ndërmend të ndalet, teksa sonte në Old Trafford triumfoi me shifrat e thella 7-0 ndaj Maqedonisë së Veriut. Ndeshje pa histori për “3 luanët”, të cilët zhvilluan një sfidë fantastike dhe dhuruan shoë për tifozët.

Kane hapi siparin e golave ndërsa edhe Saka e Rashford realizuan në pjesën e parë.

Djemtë e Southgate nuk ulën ritmin as në pjesën e dytë, pasi Saka kompletoi tripletën me dy gola të tjerë në minutën e 47-të dhe 51-të. Spektakli nuk kishte përfunduar ende, Phlips shënoi emrin në listën e golashënuesve. Maqedonasit u shpërfytyruan totalisht, pasi “tundi rrjetën” sërish Kane, këtë herë me penallti. Anglia kryeson grupin me 12 pikë, pas katër ndeshjes. Maqedonia e Veriut renditet e 3-ta me pikë.

Në grupin B, Franca u mjaftua me fitoren 1-0 ndaj Greqisë. Në Stade de France (Paris – Saint-Denis), “Gjelat” iu falën golit të Mbappe në minutën e 55-të, me penallti. Me këtë rezultat, francezët kanë 12 pikë në grupin B, 6 më shumë se grekët e vendit të dytë.

 

Rr

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kosovës, Alain Giresse e ka komentuar humbjen turpëruese…