Antonio Conte do të largohet nga Napoli
Ndeshja e së dielës kundër Udineses, do të jetë e fundit për trajnerin Antonio Conte në krye të skuadrës së Napolit.
Mediumet italiane kanë raportuar se Conte do të largohet nga Napoli, pasi tashmë ka arritur marrëveshjen me presidentin Aurelio De Laurentiis për shkëputjen e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm.
Conte mori drejtimin e Napolit në vitin 2024, duke fituare titullin e kampionit në sezonin e tij të parë, por tekniku italian është i bindur se ka ardhur koha për t’u larguar në fund të sezonit.
Conte po dëshiron ta marrë detyrën e selektorit të Italisë dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet nga Napoli.
Ai pritet të emërohet në krye të Italisë muajin e ardhshëm, saktësisht zgjedhjeve që do të mbahen në Federatën e Futbollit të Italisë, më datën 22 qershor.
Mësohet se Napoli, tashmë ka nisur kërkimet për zëvendësimin e Contes, ku në listë janë Maurizio Sarri dhe Massimiliano Allegri.



