Anulohet gara për Çmimin e Madh të Kinës

12 shkurt 2020 | 17:02

Pritet vetëm zyrtarizimi, por tani nuk ka më dyshime se Çmimi i Madh i Kinës në Formula 1 nuk do të zhvillohet. Lajmi bëhet i ditur nga “The Times”.

Sipas saj, shkak është frika nga “Coronavirus”. Organizatorët e Botërorit të Formula 1 janë prej kohësh në bisedime, teksa një opsion ishte edhe shtyrja e garës për në një datë tjetër.

Kjo garë ishte parashikuar të zhvillohej më 19 prill. Në pritje të konfirmimit të vendimit, anulimi i Çmimit të Madh të Kinës ka vendosur në vështirësi organizatorët dhe Federatën Botërore të Automobilizmit. Kjo pasi Botërori 2020 i Formula 1 kishte në agjendë një kalendar rekord me 22 gara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësiti i hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës…