Apostolova mirëpret heqjen e taksës

01 prill 2020 | 10:19

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka thënë sot se marrëdhëniet e mira midis fqinjëve janë thelbësore për ta luftuar pandeminë COVID. Apostolova në një postim në “Twitter”, duke iu referuar heqjes së taksës ndaj produkteve të Serbisë, ka shpërndarë edhe deklaratën e përfaqësuesit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel, i cili ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës. “Marrëdhëniet e mira midis fqinjëve janë thelbësore për ta luftuar pandeminë COVID 19. Deklarata nga Josep Borrell, që mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’i hequr tarifat për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina”, shkruan Apostolova.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për largimin e taksës dhe vendosjen graduale të reciprocitetit. Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka mirëpritur largimin e taksës ndaj produkteve të Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” raportoi se 149 persona…