Ardian Ismajli zyrtarisht i Empolit, 13 shqiptarë në Serie A

10 gusht 2021 | 10:38

Ardian Ismajli pasditen e djeshme është zyrtarizuar tek Empoli. Mbrojtësi vjet ishte pjesë e Spezia dhe për 1 milion euro ka ndryshuar klub, ndërkohë që Serie A këtë sezon do të ketë plot 13 shqiptarë.

Te Empoli, Ismajli gjenë Nedim Bajramin dhe Kristjan Asllanin, ndërkohë që dy klube të tjera kanë po ashtu nga tre shqiptarë në përbërje.

Te Lazio janë Thomas Strakosha, Elseid Hysaj dhe Vedat Muriqi, pa llogaritur të rinjtë Ndreca e Shehu. Torino ka marrë Etrit Berishën këtë verë, i cili u bashkohet dardanëve Mërgim Vojvoda e Altin Kryeziu.

Pjesë e Serie A janë edhe mbrojtësit e spikatur, Berat Gjimshiti (Atalanta), Marash Kumbulla (Roma), Amir Rrahmani (Napoli) dhe Frederik Veseli, i cili është rikthyer në elitë me Salernitanën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa varianti Delta i koronavirusit po përhapet në Shtetet e…