“Arena Kombëtare” afër përfundimit, pamjet më të reja

18 tetor 2018 | 11:46

Pamje të reja të “Arenës Kombëtare” janë publikuar dje nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në këto pamje shihet se struktura metalike tashmë është vendosur.

Impianti tashmë ka marrë formë dhe punimet duket se janë duke vazhduar me intensitet të lartë për të bërë që stadiumi të jetë gati në vitin e ardhshëm.

Struktura e betonit tashmë duket se është ngritur e gjitha, madje është vendosur edhe streha metalike.

Të shtunën e kaluar në “Shiko kush Luan” në Top Channel, Presidenti i FSHF, Armand Duka u shpreh se parashikohet që stadiumi do të luajë topin ë parë në fund të muajit mars të vitit të ardhshëm. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse do të arrihet ky afat. /Tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fabrika “La Casearia Carpenedo” në veri të Trevisos në Itali…