Argjentina kualifikohet në çerekfinalen e Botërorit

03 dhjetor 2022 | 22:01

Argjentina është skuadra e dytë pas Hollandës që siguron çerekfinalen e Botërorit të Katarit.

Kombëtarja Albiceleste triumfoi 2-1 ndaj Australisë, në Ahmad bin Ali Stadium (Al Rayyan).

Pjesa e parë u mbyll me golin e Lionel Messit. “Pleshti” realizon një gol të bukur në minutën e 35-të, në ndeshjen e 1000-të të tij.

Në fillimin e pjesës së dytë gjërat ekipit të Scalonit do ia lehtësonte portieri kundërshtar. Një gafë e Ryan i kushton shumë “Kangurëve”, pasi aty u gjend Alvarez, i cili e pati tejet të thjeshtë për të “tundur rrjetën”.

Argjentinasit vendosën ndeshjen në shinat e duhura dhe e ulën ritmin aq shumë saqë nga neglizhenca pësuan gol. Ishte Fernandez që dërgoi sferën në portën e gabuar, duke bërë kështu që shifrat të ngushtohen.

 

Asgjë për t’u shqetësuar për argjentinasit, të cilët tashmë shkojnë në ccerekfinale, atje ku do përballen me Hollandën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të thellë ndaj Trepcës…