Arifi ironizon me presidenten Osmani: Më pati thënë se asociacioni nuk bëhet

29 mars 2023 | 16:18

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka deklaruar se ka pasur një takim me presidenten e Kosovës , Vjosa Osman, ku ka marrë premtime të mëdha.

Ai madje ka thënë se qysh para një viti e kishte ditur se marrëveshja Kosovë-Serbi do të realizohet.

“Për mua ka qenë e qartë që kjo marrëveshje do të realizohet. Pikëpamjen ia tregova dhe Osmanit”, ka thënë Arifi.

Por, Arifi ka thënë të ketë marrë një premtim nga presidentja Osmani se asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk bëhet.

“Unë kur kam qenë në takim me Vjosa Osmanin ia kam treguar këtë informatë, por presidentja Osmani më tha se nuk bëhet asociacioni”, ka thënë Osmani.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës dhe presidenca kanë qenë në sfera të tjera të jorealitetit.

“Unë iu kam treguar që e kam nënshkruar një dokument, i cili është publikuar nga liderët shqiptarë këtu tek ne para një jave që ne kërkojmë të përfshihemi në marrëveshje”, ka thënë Arifi.

Krejt këto akuza Arifi i tha në një lidhje direkte për “Euronews Albania”, ku është pyetur rreth takimit që ai pati me ambasadorin e ShBA-së në Serbi, Christopher Hill.

Përveç kësaj, Arifi ka hedhur edhe akuza kundrejt kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka thënë se Kurti është shpallur “non-grata” nga ShBA, edhe pse kjo gjë nuk është bërë zyrtare ende.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, Mërgim Berisha ka marrë një…