Aristokracia e neveritur e akademikëve

10 tetor 2020 | 00:18

Ramazan Fetahu

Fuko dëshironte ta çlironte historinë nga ideologjia. Kur historia pa kushte i nënshtrohet politikes shëndërrohet në ideologji, dhe kur dija pasivisht (keq) përdoret nga politika shëndërrohet në dogmatizëm. Shoqëria e tillë bëhet një shoqëri e absurditet, e udhëhequr nga elita artificiale ‘AKADEMIKE’.

Politologjia si akademi e udhëheq shoqërinë drejtë virtytit, por, sa keq është kur akademia shërben si politikë ditore, sepse atëherë ndodh bastardimi institucional, dhe e udhëheq shoqërinë drejtë deshtimit.

Nuk do shume mend të lexohet dhe vlerësohet parimësia e dështuar e akadamikëve të LDK-së. Akademiku kryetar i partisë i cili mbart kontradikta të thella brenda vetës ndoshta për arsyen se ‘teza e tij e magjistratures dhe doktoraturës janë në kontradiktë me njëra tjetrën’. Njeri dhe politikan i paparashikuar dhe akademik skeptik, ndonëse i shpallur në agimin e arsimit shqip.

Akademiku i dytë historian të cilit nuk i arsyetohet padija dhe pavetëdija. Mendoj se hutia e tij shkencore ka të bëjë me përceptim e vetës si subjekt i cili zë vend në botë. Politikën e jashtme të Serbisë e mbronë si politik të brendshme të Kosovës, e ndoshta e ‘brendshmja dhe e jashtmja’ e tij duhen parë prej ku vështron ky person. Shumë me rëndësi të dihet se nga cili pozicion e lexon historinë (fuko), në mënyrë që ti’a dekonstruktojmë qëllimet (derida).

Shoqëria e akademikëve e cila trumbeton me suksesin në 4 shtator në Amerik, kthehet dhe ‘thellësisht zhgënjehet’, nga tërheqja e Amerikanëve nga procesi i zgjedhjes së kryeprokurorit. Ka dy gjëra në këtë moment:

1. Nëse zgjedhja e prokurorit është çështje e brendshme atëherë akademikët qenkan SPEKTATOR AKTIV në këtë lojë. E pse i atribuojnë për vete meritat e të tjerëve në Amerik ?

2. Nëse është çështje e jashtme; atëherë akademikët janë SPEKTATOR PASIV. Dhe me këtë zhgënjim kërkojnë aktivizim, ringjallje.

P:S/ Nëse edhe dija dështon të sjell rend, atëherë deshtëm ose sdeshëm në aspektin e vlerave në jetojmë akoma në mesjetë. Kërkohet një revolucion shpirtëror dhe një përndritje madhore e cila do ta gjallërojë dekaden e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dua Lipa ka shprehur publikisht mbështetjen ndaj Joe Biden, që…