Arrestohen dy aktivistë të PDK-së

07 maj 2021 | 16:14

Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) ka pohuar se dy aktivistë të tyre janë arrestuar nga policia pas aksionit të sotëm që bën para objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Gjatë aksionit të Rinisë Demokratike të Kosovës para Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku u kërkua dorëheqja e ministres Donika Gërvalla-Schwartz, Policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistë të kësaj partie”.

“Aktivistë nga rinia e Partisë Demokratike e Kosovës kanë mbajtur me vete fotografitë e personaliteteve që po akuzohen në Hagë. Përveç fotografive, aktivistët para ministrisë vendosën edhe një kuti ku shkruante ‘këtu deponohen dosjet e gjenocidit serb në Kosovë’”, është thënë në reagimin e RDK-së.

Të rinjtë e PDK-së kanë kërkuar sërish dorëheqjen e Gërvallës, ndërsa instancat e larta të PDK-së kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të tyre.

“Aktivistët e PDK-së thanë se nëse ministrja Gërvalla nuk i merr përsipër detyrat e saja si kryediplomate, do të kërkohet vazhdimisht dorëheqja e saj. Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me një qëndrim në lidhje me zhvillimet në këtë aksion ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar menjëherë lirimin e tyre”, është thënë në reagim e RDK-së.

Rinia e PDK-së, aksion simbolik para MPJD-së, thotë se Gërvalla-Schwarz ka harruar kë përfaqëson

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka kërkuar që të ndalohen…