Arrestohen dy zyrtarë të Shërbimit Korrektues, shkak arratisja e një të paraburgosuri

24 maj 2019 | 15:44

Policia e Kosovës përkatësisht Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë ka arrestuar dy zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës lidhur me arratisjen e personit (A.K) të privuar nga liria, i cili po trajtohej në QKUK.

“Rasti ka ndodhur me datën 24.05.2019 rreth orës 04:00 në Qendrën Klinike Universitare – Reparti i Ortopedisë ku po trajtohej një person i dyshuar (A.K) mashkull 23 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës për veprën penale ‘Vrasje e mbetur në tentativë’. I dyshuari ka qenë nën masën e paraburgimit dhe për sigurinë e tij ishin përgjegjës zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës”, është thënë në komunikatën e policisë.

Bazuar në rrethanat që ka ndodhur rasti janë arrestuar dy zyrtarët (F. Sh 53-vjeçar) dhe (R. Z 42-vjeçar) të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes, nën dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria e sanksionuar nga neni 398 i KPK-së’.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi mund të humbasë kapitenin Sergio Ramos, i cili…