Ramosi mund të largohet nga Reali, Ronaldo e dëshiron në Juventus

24 maj 2019 | 15:44

Real Madridi mund të humbasë kapitenin Sergio Ramos, i cili ishte kyç në sukseset e klubit gjatë viteve të fundit. Sipas raportimeve të mediave iberike, Ramos është në dyshim për të ardhmen.

Kapiteni i Realit mbylli sezonin e 14-të në Madrid. Ai kurrë nuk ka marrë parasysh ofertat që i kanë ardhur, ndërsa situata ka ndryshuar. Ramos po tundohet nga ideja për të provuar emocione të tjera në karrierën e tij.

Nëse ndahet me Realin, katër klube janë gati t’i plotësojnë çdo dëshirë: PSG-ja, Manchester United, Juventusi dhe Liverpooli. Cristiano Ronaldo i ka kërkuar drejtuesve të Juves që të veprojnë shpejt dhe të nisin negociatat me 33-vjeçarin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë me dije se deri…