Arrestohet futbollisti i Gjilanit

24 shkurt 2023 | 16:44

Sulmuesi kryesor i Gjilanit, nigeriani Theophilus Solomon, është arrestuar nga Policia e Kosovës në pasditen e sotme.

Solomon është arrestuar para pak çasteve nga njësia “FAST Kosova” që bashkëpunon me Interpol dhe Europol.

“Telegrafi” mëson se ai kishte fletë arrest ndërkombëtar për një vepër të mëparshme penale, ndërsa aktualisht ndodhet në polici.

Ai akuzohet për ushtrim të dhunës sistematike ndaj të dashurës së tij, në kohën kur ishte duke luajtur në Shqipëri. Sulmuesi 27-vjeçar kaloi këtë edicion te Gjilani nga Ballkani ku ishte shpallur kampion. Ai deri më tani ka shënuar 6 gola me fanellën bardhëekuq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rryma e shpenzuar nga serbët në veri në vitin 2022,…