Arrestohet një person, dyshohet për planifikim të një sulmi terrorist në Kosovë

08 tetor 2023 | 15:28

Autoritetet gjyqësore në Kosovë kanë njoftuar se kanë arrestuar një person që dyshohet se ishte përgatitur që të kryente një “sulm të gjerë ndaj disa nxënësve të një shkolle në Pejë”.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se i dyshuari B.M, për disa muaj kishte bërë plane dhe përgatitje për këtë sulm.

“Me këto veprime i pandehuri B.M. do të kryente veprën penale ‘Përgatitja e veprave terroriste ose veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës’”, është thënë në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Prokuroria ka bërë me dije se gjykata kompetente ka miratuar kërkesën e tyre dhe ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, kushdo që përgatit kryerjen e një vepre terroriste mund të dënohet nga pesë deri në 20 vjet burgim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet më 16…