Arrestohet një person i kërkuar në aeroportin ‘Adem Jashari’

04 dhjetor 2023 | 10:38

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë një person në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas të dhënave, i njëjti tash e një kohë ishte shpallur në kërkim.

Me urdhëresë nga gjykata është dërguar në mbajtje.

“Në bazë të urdhëresës të lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti  është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përplasje e ashpër është zhvilluar mes Faruk Statovcit dhe Shefki…