Arrestohet personi që goditi me veturë policin në Ozdrim të Pejës

26 dhjetor 2023 | 18:16

Të hënën është arrestuar një person në Pejë, pasi që i njëjti dyshohet se kishte goditur me veturë një polic në pikë-kontrolli në Ozdrim të Pejës.

Të njëjtit i është sekuestruar edhe vetura me të cilën dyshohet se e ka kryer krimin.

“Më datë 25 dhjetor 2023 rreth orës 18:05, Patrulla e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor pran DRP-Pejë, e cila ishte në pikë kontrolli në fshatin Ozdrim – Pejë, pasi e kishte sinjalizuar për ndalim veturën Golf 2 i njëjti nuk kishte përfillur urdhrin e policit duke vazhduar me të njëjtën shpejtësi me ç’rast e godet ZP. duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në komunikatën e Policisë.

“I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, gjerë sa ZP është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Policia menjëherë është venë në kërkim të të dyshuarit dhe pas pakë kohesh ka arritur ta gjejë veturën e braktisur”, thuhet tutje.

Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë mbledhur dëshmi si dhe është sekuestruar automjeti i të dyshuarit.

Pas një pune intensive është arritur me datë 26.12.2023 të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari.

Pas intervistimit të të dyshuarit në prezencën e Avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Supreme e Kosovës e ka anuluar vendimin e Themelores…