Arrijnë në Kosovë edhe dy gazetare nga Ukraina
11 korrik 2022
| 13:50
Kanë mbërritur në Kosovë edhe dy gazetare nga Ukraina, Maryna Zhyvotkova dhe Viktoriia Kaidash.
Ato mbërritën mesditën e së hënës në Aeroprotin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Deri më tani në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo” janë strehuar katër gazetare nga Ukraina.
“Në kuadër të këtij programi, gazetarët që janë detyruar të ikin nga Ukraina përfitojnë pagë mujore, pagesën e qerasë dhe sigurim shëndetësor”, ka njoftuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.



