Arsenali e sheh shpëtimin te Wengeri

09 shkurt 2020 | 13:17

Arsenali po kalon një sezon të vështirë. Larg çdo objektivi dhe e zhytur në rekorde negative, skuadra londineze duhet të përballet edhe me kritikat e tifozëve. Në shënjestër të tyre kanë përfunduar disa prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Në fillim Xhaka, tash edhe Aubameynag po sulmohen hapur. Nuk bënë punë as ndryshimet në pankinë, me largimet e Unai Emery dhe Frederic Ljumberg. As Mikel Arteta nuk po arrin ta kthejë sezonin e “Topçinjve”.

Për këtë arsye, drejtuesit e klubit po mendojnë për një rikthim të madh. Bëhet fjalë për Arsene Wenger. Francezi që qëndroi për më shumë se 22 vjet në bankinën e Arsenalit shihet si njeriu i duhur për ta kthyer skuadrën në shina. Nuk bëhet fjalë për bankinën, por për një detyrë shumë aktive si një siguri për tifozët se ekipi do ta kalojë krizën. Ofertat janë në tavolinën e ish-trajnerit, i cili ka kohë të kthejë një përgjigje përfundimtare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dizenjuesi i njohur milioner Philipp Plein është duke shijuar tashmë…