Arsenali përmbysi Guimareasin, Lazio bie ndaj Ceticut

24 tetor 2019 | 23:05

Një tjetër paraqitje e dobët e Arsenalit në “Emirates”, por që fatmirësisht është mbyllur mirë teksa “Topçinjtë” kanë përmbysur 3-2 ndaj Guimareas.

Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me golin e Edwards, ish-lojtari i Tottenham. Braziliani Martinelli ka barazuar rezultatin, por vetëm pak minuta më pas Duarte ka rikthyer avantazhin për portugezët.

Pas pushimit Arsenali u hodh në sulm për të gjetur të paktën golin e barazimit dhe ia doli të përmbyste gjithçka me dopietën e Nicola Pepe.

“Topçinjtë” mbeten në krye të renditjes së grupit F me 9 pikë ndërkohë që Frankfurt është ngjitur në vend të dytë pas fitores me St Liege. Celtic ka përmbysur ndaj Lazios duke fituar 2-1. Ishin italianët ata që kaluan të parët në avantazh me Lazzari, por golat e Christie dhe Julien kanë përmbysur për vendasit në pjesën e dytë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollistet e Mabetex Prishtina kanë pësuar edhe në xhiron e…