Arsenali, Salzburgu, Atletico e Marseille – gjysmëfinalistët në Ligën e Evropës

12 prill 2018 | 23:06

Pavarësisht se barazoi 2 me 2, Arsenali ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Evropës duke e eliminuar CSKA-në e Moskës falë fitores 4 me 1 në takimin e parë çerekfinal.

Chalov dhe Nababkin shënuan për rusët duke shtuar shanset për kualifikim, por ato u shuan nga Dany Welbeck që realizoi për 2 me 1. Në fund Aaron Ramsey barazoi gjithçka në ndeshjen e dytë.

Gjysmëfinalist tjetër në Ligën e Evropës është Salzburgu i Valon Berishës. Pas humbjes 4 me 2 në ndeshjen e parë nga Lazio, Berisha me shokë fituan 4 me 1 në ndeshjen e kthimit për të shkuar tutje me 6 me 4, si rezultat të përgjithshëm. Dabbur, Haidara, Hwang Hee-Chan dhe Lainer shënuan për Salzburgun, ndërsa Ciro Immobile shënoi golin e vetëm për Lazion e Thomas Strakoshës që eliminohet.

Marseille ka eliminuar Leipzigun me rezultat të përgjithshëm pas dy ndeshjeve 5 me 3. Skuadra franceze fitoi 5 me 2 në ndeshjen e kthimit për të siguruar plasmanin në mesin e katër më të mirëve. Ilsanker (autogol), Sarr, Thauvin, Payet Sakai ishin realizatorët për Marseillen teksa Bruma dhe Augustin shënuan te Leipzigu.

Atletico Madrid është gjysmëfinalisti i fundit i Ligës së Evropës. Skuadra madrilene pësoi vetëm 1 me 0 në ndeshjen e kthimit nga Sportingu dhe kalon tutje falë fitores 2 me 0 në ndeshjen e parë. Montero shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin në malet mes Gurbardhit dhe Turjakës…