Arsenali zhgënjen ndaj Fulhamit

08 dhjetor 2024 | 17:22

Arsenali nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndaj Fulham, në derbin e Londrës, të luajtur në “Craven Cottage”.

Jimenz realizoi në minutën e 11-të, pas një asisti të Tete, duke ndëshkuar kështu portierin Raya.

Gooners insistuan dhe gjetën golin e barazimit me Saliba, në të 52-tën.

Ekipi i Artetas përmbysi ndeshjen me Saka por ky gol i minutave të fundit u anulua për pozicion të parregullt.

Arsenali është në vendin e dytë me 29 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se profesionistët dhe…