Arta provokon fansat në imazhet e reja

18 prill 2023 | 16:38

Modelja e njohur shqiptare, Arta Elezaj, po vazhdon të jetë një personazh mjaft aktiv në rrjete sociale.

Bukuroshja, e ndjekur nga mijëra njerëz vetëm në Instagram, ka shpërndarë së fundmi disa imazhe atraktive.

Ajo ka zgjedhur për paraqitjen e radhës një kostum ngjyrë kafe dypjesësh, i cili ia vë në pah linjat e mahnitshme trupore.

Dukjen ndërkohë e ka kompletuar me disa aksesorë dhe me një makijazh më të thjeshtë.

Arta ndryshe këtë kohë ka qenë e angazhuar në serialin “Sha je be tu folën”, pjesë e të cilit janë edhe disa emra të njohur nga “O sa mirë”.

Përkundër kësaj, ajo komentohet vazhdimisht për jetën luksoze dhe pushimet e shtrenjta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari i Bashkimit Evropian (BE) për fqinjësinë dhe zgjerimin, Oliver…