Arteta e vlerëson të drejtë barazimin ndaj Liverpooolit, lavdëron paraqitjen e Ramsdale

10 prill 2023 | 11:30

Arsenali ka marrë një barazim në derbin e xhiros në Angli në udhëtim te Liverpooli me rezultat 2-2.

Ka qenë një ndeshje spektakolare nga të dyja skuadrat, që në fund u desh të pajtohen me nga një pikë të fituar.

Ndeshja e zhvilluar në Anfield i ka pëlqyer edhe trajnerit Mikel Arteta, ku tha se The Reds morën zemër kur shënuan golin në fund të pjesës së parë.

“Ishte një ndeshje fantastike për t’u parë nga tifozët. E nisëm mirë, por pësuam gol pak përpara fundit të pjesës së parë. Nisëm të humbnim kontrollin dhe filluam t’u dhuronim shumë topa Liverpoolit”.

“Ndeshja u hap, ata morën zemër edhe nga tifozët. Unë mendoj se barazimi është rezultat i drejtë. Por më vjen keq sepse e kishim ndeshjen në dorë kur ishim 0-2. Kishim shansin të vrisnim ndeshjen, por gabuam dhe rifutëm Liverpoolin në ndeshje”, deklaroi trajneri spanjoll.

Krejt në fund trajneri Arteta lavdëroi edhe portierin Aaron Ramsdale që bëri disa pritje të jashtëzakonshme.

“Një tjetër ndeshje ku u tregua fantastik. Kur luan në Anfield ke nevojë edhe për pritjet e portierit”, deklaroi Arteta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryediplomati serb Ivica Daçiq ka pyetur se pse përfaqësuesve në…