Arteta: Liverpooli e meritoi fitoren

04 prill 2021 | 16:17

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka përgëzuar Liverpoolin për fitoren dhe ka marrë përgjegjësinë totale për humbjen.

Liverpooli fitoi me rezultat të thellë ndaj Arsenalit në udhëtim në Londër për të marrë frymë lirshëm dhe për t’iu rikthyer fitoreve pas një serie negative.

“Jam i zhgënjyer, ata merituan të fitojnë në çdo aspekt dhe unë e pranoj këtë gjë. Ata fituan çdo duel, çdo top dhe ishin të guximshëm kur kishin topin, ndërsa ne jo, ky është faji im”, ka thënë Arteta.

“Është faji im sepse vendosa këtë skuadër në fushë. Është përgjegjësia ime. Urime Liverpoolit sepse ka zhvilluar një ndeshje fantastike! Ne, po ashtu, pamë dallimin mes skuadrave. Ne humbëm topa shumë. Nuk mund t’i kompletojmë as tre pasime dhe në këso lloj ndeshje ndëshkohesh”, ka shtuar Arteta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E themeluar 72 vjet  më parë me fillimin e Luftës…