Atalanta e dyfishon rezultatin ndaj Leverkusenit

22 maj 2024 | 21:41

Ka nisur finalja e madhe e Europa League në mes Atalantës së Berat Gjimshitit dhe Bayer Leverkusenin të Granit Xhakës.

Në “Aviva Stadium” po luhet minuta e 39-të e ndeshjes, ku Atalanta po vazhdon ta dirigjojë ndeshjen me dy gola. Leverkuseni e pati një shans ideal përballë portierit por dështoi të shënojë Adli.

26’ Atalanta e ka dyfishuar epërsinë ndaj Bayer Leverkusenit pas 14 minutash. Ishte Lookman ai i cili shënoi përsëri për italianët.

22’ Kapiteni i Atalantës, Berat Gjimshiti është ndëshkuar me karton të verdhë pas një ndërhyrje në sulmuesin e Leverkusenit, Adlin.

20’ Kanë kalur tetë minuta prej që Atalanta e ka marrë epërsinë fillestare në finalen e madhe të Europa League. Megjithatë, Leverkuseni po mundohet që të barazojë shifrat qysh në pjesën e parë, po që deri më tani pa sukses.

12’ Atalanta ka kaluar në epërsi falë golit të Lookman, i cili e shfrytëzoi për mrekulli një pasim të Zappacostas në qendër të 16 metërshit.

10’ Po luhet minuta e 10-të e ndeshjes, ku tani Atalanta po e sulmon Bayerin, por pa ndonjë rezultat kontret. Në anën tjetër, Leverkuseni po tenton që Atalantën ta ndeshkojë me kundërsulme.

5’ Kanë kaluar pesë minuta lojë në “Aviva Stadium” ku Leverkuseni në minutat e para po e ka iniciativën e ndeshjes.

1’ Të parët që luajnë me topin janë italianët.

Kjo është hera e tretë në histori që Bayer Leverkuseni përballet me Atalantën, ku në dy ndeshjet që kanë luajtur mes vete, të dyja i kanë humbur gjermanët.

Të dyja skuadrat i kanë bërë zyrtare formacionet të cilat mund t’i gjeni më poshtë:

Atalanta: Musso, Kolasinaq, Hien, Gjimshiti, Ruggeri, Koopmeiners, Ederson, Zappacosta, De Ketelaere, Scamacca dhe Lookman.

Bayer Leverkusen: Kovar, Tapsoba, Tah, Stanisiq, Frimpong, Xhaka, Palacios, Hincapie, Grimaldo, Wirtz dhe Adli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka zvogëluar numrin e dëshmitarëve…