ATK-ja: 76 355 vërtetime tatimore janë nxjerrë online

25 janar 2018 | 19:59

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë me dije se nga lansimi i sistemit elektronik “EDI” janë nxjerrë 76 355 vërtetime tatimore në mënyrë elektronike.

Sipas njoftimit të ATK-së, vetëm gjatë vitit 2017 janë nxjerrë 71 884, ndërsa nga fillimi i muajit janar të këtij viti numri i vërtetimeve të nxjerra është 4 471.

“Vërtetimi tatimor është dokument i cili tregon gjendjen aktuale tatimore të tatimpaguesit, i lëshuar nga ATK-ja, i cili do të shfrytëzohet për qëllime të ndryshme. Përmes sistemit elektronik ‘EDI’, tatimpaguesit mund të pajisen me vërtetim tatimor për qëllim të aplikimit për vizë, aplikimit për tender, pushimit të lehonisë, vazhdimin e lejes së qëndrimit në Kosovë, aplikimit për licencë etj. Vërtetimi tatimor i lëshuar në formë elektronike nga ATK-ja, edhe pse nuk ka vulë/nënshkrim, është dokument i plotfuqishëm, ndërsa vërtetësia e përmbajtjes së këtij dokumenti mund të verifikohet në çdo kohë përmes adresës elektronike të ATK-së”, është thënë në njoftimin e ATK-së.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar për herë…