Aubameyang: Ja pse qëndrova në Arsenal

25 shtator 2020 | 16:59

Pierre Emerick Aubameyang ka vendosur të qëndrojë tek Arsenali dhe të lidhet akoma me klubin e Londrës.

Meritë e sukseseve të fundit, sigurisht, por edhe të dy faktorëve të rëndësishëm që vetë sulmuesi i Gabonit ka vendosur t’i zbulojë në një intervistë të dhënë për “Sky Sports UK”. “Dy gjëra më kanë bindur të qëndroj tek Arsenali”, ka thënë Aubameyang.

“E para është Mikel Arteta, sepse qëkur ka ardhur ka sjellë shumë pozitivitet dhe një lojë të re. Mendoj se ka qenë i rëndësishëm dhe e ndiej se mund të përmirësohem me të. Mendoj se ky ka qenë faktori kyç, bashkë me dashurinë që marr gjithmonë nga tifozët dhe klubi. Të gjithë më trajtojnë shumë mirë, kështu që ndihem në shtëpi dhe për këtë arsye jam i lumtur të qëndroj”, ka shtuar Aubameyang.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve, Nasim Haradinaj është ndaluar nga…