Avdullah Lushi, ushtar dhe futbollist

10 janar 2024 | 12:47

Klubi futbollistik FC Behar nga Peja njoftoj dje për zyrtarizmin e marrëveshjes së transferit më të ri të bërë e që ishte djaloshi 19 vjeçar Avdullah Lushi, një super talent i futbollit e sulmues i dëshmuar në cilësi  me goleadit e tij në të gjitha klubet ku ai ka luajtur, që nga KF Dardania, FC Olti, FC Onix, FC Besa, FC A&N e KF Dukagjini i Klinës.

Tek sa po lexoja këtë njoftim të klubit FC Behar, kujtova se si ky djalosh i cili është student i Shkencave Kompjuterike, vitin e kaluar e kishte braktisur ëndrrën e tij futbollin për t’ia dhënë vetveten dashurisë së tij të pakrahasueshme uniformës së ushtarit të Atdheut, ushtarit të FSK-së. Ai e kishte marr këtë vendim mbase në momentin më kulminant të mundësisë së arritjes futbollistike, kur menaxheri i mirënjohur e i suksesshëm Kastriot Telaku i cili ka në menaxhim edhe futbollistët me emër si Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani, të transferuar tashme në klubet evropiane, e kishte dërguar në prova tek KF Ballkani i Suharekës të cilët ishin ndarë të kënaqur me paraqitjen e tij dhe i kishin ofruar që ta mbajnë si lojtarë të tyre. Por djaloshi i dashuruar në shërbim ndaj Atdheut në uniformen e ushtarit të FSK-së, tek sa po kthehej rrugës e mori vendimin që ta lë futbollin e të konkurroj në konkursin e hapur në të njëjtën kohë për rekrut të FSK-së. Megjithatë ëndrra është ëndërr dhe ndonjëherë ta prishë gjumin dhe oferta e ardhur nga trajneri i mirënjohur pejanë Miftar Rama për tu rikthyer si lojtarë i FC Behar, klub ky që po bënë gara në Ligën e Dytë të Kosovës me ambicie për inkuadrim në Ligën e Parë, e grishi dëshirën e djaloshit për fushat e blerta të futbollit ku pothuajse u rrit që nga mosha 6 vjeçare. Pse jo: ushtarë dhe futbollist, dashuri dhe ëndërr, që të dyja këto mund ti zotëroj e ti bartë në krah zemra e madhe e këtij djaloshi. Unë si pjesë e mediave e kam përcjellë në vazhdimësi rriten e tij futbollistike dhe pata ndier paksa dhimbje kur e pash që po e ndërpriste rrugëtimin e tij sepse bëhet fjalë për një talent me potencial të madh, por më kishte prekur akoma më shumë shkaku pse kishte vendosur që ta braktisë ëndrrën, shërbimi ndaj atdheut si ushtarë. E sot jam i lumtur, vërtetë shumë, sepse do të më vinte keq që futbollit tonë t’i mungojë një potencial i tillë si i Avdullah Lushit dhe gjithashtu edhe i të vëllait Herolindit. Fatmirësisht ata janë rikthyer. Avdullahi tek FC Behar kurse Herolindi tek FC Istogu ku do të luaj si junior në Superligen e Kosovës. Asnjë dyshim nuk e kam në punën e tyre të zellshme që do të bëjnë, edhe suksesi do të jetë i pashmangshëm, mjafton që të vërehet talenti që e posedojnë e të vlerësohet në mënyrë objektive. Edhe selektorët e përfaqësueses së Kosovës, duhet të jenë syçelë dhe të ofrojnë në grup mosha, talentë siç janë vëllezërit Lushi, sepse potenciali i tyre është i madh dhe këto grupmosha kanë nevojë për këtë potencial. /S.Z./

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka…