Avokati Berisha: Kosova e ka fituar rastin ndaj ‘IuteCredit’ në Arbitrazhin Ndërkombëtar
18 nëntor 2022
| 19:25
Avokati i njohur kosovar, Besnik Berisha ka njoftuar se Republika e Kosovës e ka fituar rastin ndaj IuteCredit në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
Këtë e ka bërë të ditur vet Berisha përmes një postimi në “Facebook”, duke u bazuar në burimet e tij si avokat që ka udhëhequr procesin e selektimit të përfaqësuesit të Kosovës.
Avokati është shprehur i lumtur për “debaklin” që ka pësuar kjo bankë, i cili institucion mikrofinanciar kishte revokuar licencën në vitin 2019.
Kujtojmë se Kompania financiare “IuteCredit”, e kishte dërguar Republikën e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në vitin 2020.
BQK-ja e kishte mbyllur “IuteCreditin” në fillim të dhjetorit të 2019-s, pasi funksiononin me norma të interesit jashtë çdo standardi.



