Azemi: Synojmë trofeun e Kupës

09 shkurt 2020 | 19:01

Fituese e fundit e Kupës është Sigal Prishtina. Kapiteni legjendar i kësaj skuadre, Edmond Azemi, e dëshiron edhe një trofe të çmuar në karrierën e tij.

“Synimi ynë është ta fitojmë trofeun e çmuar. Nuk do ta kemi aspak lehtë për shkak se edhe skuadrat e tjera janë shumë të forta. Takimin e parë e kemi ndaj Golden Eagle Yllit, që nuk është lehtë. Ne jemi përgatitur për garat e Kupës dhe trofe. Udhëtojmë me synime për të fituar. Shpresoj se do t’ia arrijmë qëllimit në fund”, është shprehur Azemi për faqen zyrtare të FBK-së.

Sfida e parë për Sigal Prishtinën është ndeshja çerekfinale me Golden Eagle Yllin që në stinorin pranveror nuk ka pësuar asnjë humbje në Superligë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shqiptar i arrestuar në Francë, ku ishte në procedura…