Babai dhe dy djemtë e tij të plagosur në Pejë, publikohen emrat e tyre

22 maj 2024 | 23:57

Tre persona janë plagosur sot në Pejë, të cilët tashmë janë duke u trajtuar në QKUK, derisa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Gazeta Sinjali raporton se viktimat janë Jeton Berisha dhe dy djemtë e tij, Jetnisi dhe Jetarti.

Spitali i Pejës, konfirmoi se të plagosurve i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore dhe më pas janë dërguar në QKUK.

“Janë të pranuar tek ne personat, janë duke i ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore, gjendja e njërit prej të plagosurve është e rëndë. Tre personat e plagosur janë nisur për në QKUK”, thuhet në përgjigjen e spitalit dhënë Gazetës Express.

Ersan Qavolli, prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore të Pejës, tha për Gazetën Express se tre personat që u plagosën sonte në Pejë janë familjarë të afërt mes vete.

Personi i dyshuar për këtë ngjarje “ndodhet në kërkim intensiv”, tha prokurori Qavolli.

“Ka ndodh një tentim vrasje e rëndë, kemi dalë menjëherë ne vendin e ngjarjes bashkë me hetuesit, janë tre persona të plagosur dhe jemi në kërkim të personit të dyshuar”, tha prokurori Qavolli për Gazetën Express.

Ai tha se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke i siguruar të gjitha provat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i krimeve të rënda në Pejë, Ersan Qavolli ka…