Bahtiri: Bashkimi i Mitrovicës, kërkesë e kamotshme e qytetarëve

30 nëntor 2018 | 11:43

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka propozuar inicimin e ndryshimit të Ligjit për kufijtë administrativ të komunave që për qëllim ka bashkimin e Mitrovicës së Veriut me atë të Jugut.

“Kemi thirrur mbledhje për të debatuar për kërkesën tonë drejtuar Qeverisë së Kosovës për të bashkuar Mitrovicën. Kërkesa e qytetarëve mitrovicas ka qenë e kamotshme”.

“E di se serbët, shumë serbë kanë shkuar nga jugu në veri por çdo herë kam kërkuar që secili që do të kthehet në jug 24 do të më ketë në dispozicion. Në 2004 është djeg fshati Frashër, e kemi ndërtuar dhe ua kemi ndërtuar shtëpitë më të mira se që i kanë pasur. Ata që do të kthehen në jug do të jetë jo të barabartë, por të privilegjuar”, ka thënë Bahiti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se…