Bahtiri ia dorëzon Thaçit peticionin për bashkimin e Mitrovicës

21 shkurt 2019 | 11:03

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ia ka dorëzuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi peticionin për bashkimin e këtij qytetit.

Bahtiri është duke kërkuar nga presidenti Thaçi mbështetje për miratimin e kësaj nisme të ndërmarrë nga qytetarët e Mitrovicës, pasi Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, e ka vlerësuar si joligjore nisëm e për bashkimin e Mitrovicës.

Peticioni për bashkimin e Mitrovicës është nënshkruar nga 16 mijë e 594 qytetarë të kësaj komune, dhe atë nga të gjitha komunitetet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali e humbi ndeshjen e parë ndaj Bate Borisovit (1-0),…