Bajrami publikon tenderin 9 milionë euro të qeverisë për vetura me qira: Mund të bliheshin 400 vetura të reja

15 shkurt 2024 | 13:09

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami,  ka publikuar një tender të Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP) për vetura të reja me qira.

Më saktë, sipas Bajramit, AQP-ja, që operon në kuadër të Ministrisë së Financave, që udhëhiqet nga ministri Hekuran Murati, ka hapur tender mbi 9 milionë euro.

Bajrami ka shkruar në “Facebook” se me këtë shumë do të mund të bliheshin 400 vetura të reja.

“Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) që operon në kuadër të Ministrisë që udhëheqë Hekuran Murati me 28 shkurt i pranon ofertat për të marrë vetura me qira, tender ky mbi 9 milionë euro. Po pres me padurim për të parë se sa vetura do të marrë qeveria me qira për 9 milionë euro, duke marrë parasysh se me karakteristikat që ka dhënë AQP-ja besoj se me 9 milionë euro do të mund të blente rreth 400 vetura të reja. Pra t’i blente, jo t’i merrte me qira për 60 muaj. Sytë katër”, ka shkruar Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se procesi i…