Bajrami thotë se Projektligjin për Buxhetin mund ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese

04 dhjetor 2022 | 08:12

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se buxheti për vitin 2023 nuk i adreson nevojat e qytetarëve dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi.

Bajrami ka thënë se buxheti as nuk është i shpërndarë si duhet e as nuk reflekton premtimet e qeverisë.

Në një intervistë për Ekonomia Online, deputetja e LDK-së ka pasur kundërshtime për paragrafin 6 të nenit 9 të këtij projektligji për buxhetin ku thuhet se ‘Të hyrat vetjake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara, bëhen pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar’. Ajo e ka quajtur anti-kushtetuese.

Kritikë tjetër e deputetes Bajrami është edhe shuma e mjeteve në kuadër të kontigjencave të Ministrisë dhe të Fondit për Ringjallje Ekonomike. Sipas saj, nuk ka informata sesi do të shfrytëzohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti i njohur, Valon Syla, i ftuar sonte në emisionin…