Balaj: Të hënën në Shesh fillon një epokë e re

13 nëntor 2020 | 23:38

Lahmi Balaj, kryetar i Sindikatës së Telekomit, ka thënë se të hënën në Sheshin e Prishtinës fillon një epokë e re.

Ai ka deklaruar se punëtorët e Telekomit s’do të dorëzohen, pasi sipas tij, mjaftë janë vjedhur.

“Qeveria le ta dinë se, punëtoret e Telekomit NUK dorëzohen, sepse jemi vjedhur nga të gjithë dhe keni shkel në dinjitetin tonë!”, ka shkruar Balaj.

Postimi i plotë i tij në “Facebook”:

THIRRJE PËR PROTESTË!

Te Hënën prej orës 13:00 te Sheshi në Prishtinë, fillon një epokë e re në Kosovë.

Punëtoret e Telekomit dalin në protestë për mbrojtjen e pasurisë së Popullit të Kosovës, mbrojtjes së vendeve të punës, duke ju thëne Qeverisë BOLL MO…, i mbrojtët hajnat dhe kriminelet!

Qeveria le ta dinë se, punëtoret e Telekomit NUK dorëzohen, sepse jemi vjedhur nga të gjithë dhe keni shkel në dinjitetin tonë!

Të hënën edhe Sheshi mund të mbulohet me gjak, por NUK dorëzohemi para hajnave dhe krimineleve!

Shihemi të hënën…!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e shtetit në Pensilvani ka thënë se nuk do…