Balerina e njohur gjendet pa shenja jete në shtëpi

18 mars 2021 | 11:42

Një 38-vjeçare braziliane është gjetur tragjikisht e vdekur në shtëpinë e saj, me disa plagë në kokë. Ajo është Tuane Rocha, një kërcimtare që bëri shumë bujë pasi kërceu e zhveshur në rrugët e Rio de Janiero.

Mediat e huaja shkupjanë se 38-vjeçarja është gjetur e pajetë në vaskën e shtëpisë së saj, në zonën e Jacarepagua, në Rio. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar shkolla e kërcimit samba Sao Clemente përmes një postimi në rrjetet sociale, pasi kërcimtarja ishte pjesë e saj.

Më pas edhe mikesha e Tuane, Nilce Fran, bëri një postim mjaft prekës për të ndjerën. “Sot është një ditë e trishtë për botën e sambas. Tuane Rocha, një nga artistet më të kompletuara të zhanrit, është ndarë nga ne”, shkroi ajo përkrah një fotografie.

Ndërkohë mediat vendase shkruajnë se Tuane ishte një nga fytyrat më të njohura të karnavaleve të përvitshme në Rio. Besimtarja e devotshme katolike ishte kritikuar nga Kisha për performancën e saj në karnavale për shkak të veshjes.

Por asokohe ajo u përgjigj se vendimin për të performuar e kishte marrë pas një bisede të gjatë me pastorin dhe një reflektimi të thellë. Tuane ka sjellë në jetë vajzën e saj kur ishte vetëm 13 vjeçe, e thuhet se për të siguruar jetesën e së bijë ka nisur që të performonte në karnavale.

Vite më pas u bë e njohur se kërceu e zhveshur në

Vite më pas u bë e njohur se kërceu e zhveshur në

Vite më pas u bë e njohur se kërceu e zhveshur në

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aplikacioni më popullor i mesazheve në botë, “WhatsApp” planifikon që…