Ballkani eliminohet nga Kupa, ky është reagimi i Ilir Dajës

15 mars 2023 | 16:30

Ilir Daja, trajner i Ballkanit, ka hedhur akuza të forta ndaj arbitrave të takimit Prishtina – Ballkani, e vlefshme për kualifikim në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, që u mbyll me fitore të vendasve me rezultatin 2 me 0.

“Nuk rri dot pa folur për arbitra, ndeshja filloi me penallti, që nuk jepen as në basketboll edhe anullimi i golit është panoramë e vitit të kaluar, më shumë e kërkoi Prishtina fitoren ishin më të fortë në dyluftime”, tha Daja.

Kampioni aktual i Superligës, Ballkani humbi nga Prishtina dhe u eliminua nga Kupa e Kosovës. Kujtojmë që Prishtinën e menaxhoi trajneri Debatik Curri, pasi ditë më parë shkarkuan trajnerin, Ismet Munishi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) të mërkurën ka zhvilluar procesin…