Ballkani i rikthehet fitoreve

07 prill 2019 | 17:37

Skuadra e Ballkanit i është rikthyer fitoreve pas humbjes që pësoi nga Feronikeli në ndeshjen e kaluar. Ballkani e mposhti sot Flamurtarin e Prishtinës me rezultat 2-0.

Pjesa e parë e ndeshjes së zhvilluar në Suharekë përfundoi 0-0, kurse tre minuta pasi filloi pjesa e dytë Almir Ajzeraj e kaloi skuadrën vendase ne epërsi. Dhjetë minuta më pas Edvin Kuçi realizoi për 2-0.

Ndeshja tjetër sot zhvillohet nga ora 20:00 në mes Gjilanit dhe Dritës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Stilisti i njohur Marc Jacobs është martuar me të…