Banka Botërore vazhdon mbështetjen e bujqësisë në Kosovë

13 shkurt 2020 | 15:27

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka pritur të enjten në takim një delegacion të Bankës Botërore, të kryesuar nga menaxheri i Zyrës së BB-së në Kosovë, Marco Mantovanelli, me të cilët ka biseduar për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në Kosovë, si dhe për format e bashkëpunimit të mëtejmë në këtë sektor.

Ministri Mustafa, e ka njoftuar delegacionin e Bankës Botërore për objektivat dhe prioritetet e ministrisë për këtë vit, të cilat theksoi se kanë për qëllim fuqizimin e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në vend.

Me këtë rast, ministri ka shprehur gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit me BB-në për realizmin e projekteve konkrete në bujqësi dhe njëkohësisht ka falënderuar ata për mbështetjen që kanë dhënë deri më tash në sektorin e bujqësisë

Nga ana tjetër, menaxheri i BB-së, Marco Mantovanelli, vlerësoi zhvillimet e deritashme në avancimin e sektorit të bujqësisë në vend dhe rikonfirmoi gatishmërinë e Bankës Botërore për mbështetjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga…