Barazojnë Gjilani dhe Ballkani

10 nëntor 2019 | 15:12

Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 15-të në Ipko Superligë. Dy skuadrat e kreut të renditjes, Gjilani dhe Ballkani nuk kanë arritur t’i gëzohen fitores këtë javë.

Gjilani barazoi para tifozëve të vet në duel me Drenicën, me rezultat 1:1. Gjilanasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 39-të, me golin e shënuar nga Fiton Hajdari. Megjithatë, në pjesën e dytë kuqezinjtë e Skenderajt arritën të barazojnë rezultatin me golin e realizuar nga Harmon, në minutën e 71-të.

Ndërkohë, Ballkani u ndal në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, duke e mbyllur përballjen me Trepçën’89 pa gola (0:0). Rastin më të mirë në ndeshje e pati Jetmir Topalli i mysafirëve, i cili doli i vetëm para portierit por nuk arriti ta gjejë golin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Samitit të Ohrit, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka bërë…