Barça e interesuar për të rinovuar kontratën me Dembelen

30 janar 2023 | 13:00

Barcelona është e interesuar për të rinovuar me yllin Ousmane Dembele, raporton “Sport”.

Ish-lojtari i Borussia Dortmund ka qenë gjithmonë një pikë shqetësimi për skuadrën spanjolle që nga ardhja e tij nga Gjermania për shkak të lëndimeve të tij.

Marrëveshja aktuale e Dembeles përfundon në vitin 2024, por gjigantët katalanas janë duke u përgatitur për të zhvilluar bisedimet rreth rinovimit të kontratës. Në anën tjetër, PSG-ja ka treguar interesim për asin francez për faktin se ka klauzolë lirimi vetëm 50 milionë euro. Mbetet të shihet nëse do arrihet një marrëveshje ndërmjet tyre për të vazhduar bashkëpunimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka thënë se ata që…