Peci: E poshtër përpjekja për ta paraqitur ShBA-në si mike të Serbisë dhe armike të Kosovës

30 janar 2023 | 12:59

Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka thënë se ata që po përpiqen ta portretizojnë ShBA-në si armike të Kosovës dhe mike të Serbisë kanë qasje të poshtër.

Sipas tij, kjo është duke shkaktuar dëme dhe Kosova do të paguajë “me kamatë”.

“Përpjekja për ta paraqitur ShBA-në si mike të Serbisë dhe armike të Kosovës është tendenca më e poshtër që e kemi pasur ndonjëherë nga ata që po përpjekjen të krijojnë një opinion të tillë publik”.

“Krejt këtë punë kemi me e paguar me kamatë. Dëmi që është duke ju be marrëdhënieve me ShBA-të tani e ka arritur piken kritike, e cila vështirë që do të rikuperohet në një të ardhme të afërt, por ndoshta edhe nuk do te arrihet asnjëherë” ka shtuar Peci në “Facebook”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë duke kërkuar që Kosova ta themelojë Asociacionin si një nga obligimet e saj për të ecur tutje me planin franko -gjerman, por Qeveria e Kosovës aktualisht është duke e refuzuar këtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artisti i njohur nga Presheva, Gold AG, ka bërë të…