Barcelona dëshiron yllin e Cityt  

27 shkurt 2023 | 13:56

Organika e Manchester City është nga më të kompletuarat në Evropë teksa trajneri Pep Guardiola ka luksin të ulë në stol emra prestigjiozë, teksa në mesin e tyre gjendet edhe një Kampion Bote si Julian Alvarez.

Kjo situatë te “The Citizens” duket se po e mërzit argjentinasin që pretendon më shumë besim nga trajneri Guardiola ndërsa sipas TycSports, në këtë situatë po mendon të përfitojë Barcelona.

Katalanasit janë të interesuar për shërbimet Alvarez, por vetëm me anë të formulës së huazimit. Në fakt, nuk është hera e parë që blaugranat interesohen për Alvarez pasi edhe në kohën kur sulmuesi aktivizohej në radhët e Boca Juniors, Barça kërkoi informacion për argjentinasin.

Megjithatë, tashmë mund të jetë momenti i duhur për palët që të bashkohen teksa Barcelona nga ana tjetër është në kërkim të një zëvendësuesi për Robert Lewandowskin duke parë moshën e polakut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…