Barcelona e mund Valencian në një ndeshje dramatike

02 maj 2021 | 22:59

Barcelona e ka mposhtur 3:2 Valencian në një ndeshje dramatike të dielën, duke mbetur në luftë për titull në La Liga, së bashku me Atletikon dhe Real Madridin.

Lionel Messi shënoi dy herë dhe Antonio Griezmann një herë për t’ia siguruar Barcelonës tri pikët e plota në Mestalla ndaj një Valencie luftarake të cilës s’i mjaftuan golat e Gabriel Paulistas dhe Carlos Solerit.

Kjo është fitorja e parë e skuadrës së Ronald Koeman pas disfatës tronditëse kundër Granadës në mesjavë dhe e afron Barçën në vetëm dy pikë larg kreut të tabelës në La Liga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të humbasësh 6-2 një gjysmëfinale, aq më tepër nëse e…