Barcelona ka bërë ofertë zyrtare për Messin

17 maj 2023 | 16:07

Rikthimi i Lionel Messit në Barcelonë është afër, pasi raportohet se klubi spanjoll ka dorëzuar zyrtarisht ofertën e saj.

Kështu raporton “Sport”, e cila shton se “blaugranat” besojnë se Messi do të thotë “po”-në e madhe. Barcelona, siç thuhet në raportim, i ofron një kontratë 2-vjeçare yllit argjentinas, me të ardhura vjetore prej 25 milionë euro.

Ajo që dihet është se Messi do të largohet nga PSG-ja dhe përveç Barcelonës, Al Hilal po përpiqet ta bindë atë duke i dorëzuar “çelësin e kasafortës”, ku klubi saudit është i gatshëm t’i japë 450 milionë euro argjentinasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri shqiptar Robin (Haxhi) Krasniqi nëpërmjet një video në “Facebook”…