Barcelona: Po bëjmë gjithçka për të mbajtur Messin

26 gusht 2020 | 16:12

Skuadra e Barcelonës po punon për të mbajtur Leo Messin. Lajmin e ka konfirmuar sekretari teknik i klubit blaugrana, Ramon Planes, duke sqaruar situatën e krijuar.

“Duam të ndërtojmë një cikël të ri fitues, krahas më të mirëve në botë dhe më të mirëve në histori. Nuk mendojmë për asnjë lëshim (largim) të Messit. Ne e respektojmë Messin, është më i miri në botë. E ardhmja që kemi përpara është pozitive, jam optimist për ekipin. Nuk lëvizim nga kjo ide, Messi i ka dhënë aq shumë Barçës dhe e kundërta; Barça i dha kaq shumë Messit. Martesa ishte pozitive, ne duam që ajo të vazhdojë. Unë e kuptoj që ky është një lajm shumë i rëndësishëm, është normal, por po punojmë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për klubin dhe për Messin. Po mundohemi të krijojmë një ekip të shkëlqyer, me respekt për ata që kanë qenë këtu për një kohë të gjatë, por me idenë për të shtuar lojtarë të rinj”, ka thënë Ramon Planes.

“Brenda klubit nuk ka përçarje. Unë e kam shijuar Messin që kur kam ardhur këtu, është kënaqësi e jashtëzakonshme që e kemi në ekip. Ai është lojtar fitues në një klub fitues. E vetmja gjë që duam është të fitojmë përsëri me të. A do të jetë në grumbullim të hënën? Unë e kuptoj nevojën për informacion, por i gjithë komunikimi mes nesh duhet të mbetet i brendshëm. Këto janë situata për të cilat po flasim, po përpiqemi të ndërtojmë së bashku një të ardhme. Ne do të bëjmë përpjekjet tona për ta arritur këtë qëllim”, deklaroi sekretari teknik i klubit”, ka shtuar Ramon Planes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së sotme është vetëdorëzuar Leotrim Syla, i dyshuari…