Basha ia huq keq: Flet për gjykatat e Arbitrazhit pa pasur asnjë njohuri rreth tyre

03 gusht 2023 | 21:03

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Komerciale për rastin e mediumit “Klan Kosova”. Pasiqë duket se vendimi nuk i ka pelqyer ka shkruar një status për një tëmë që duket se nuk e njeh fare.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha ka thënë se këto lloj regjistrime po bëhen në mënyrë që ta padisin Kosovën si investitor i huaj në arbitrazh. Por, të jesh investitor i huaj nuk të ndihmon asgjë në asnjë gjykatë të Arbitrazhit. E para, sepse për të shkuar në një gjykatë të Arbitrazhit duhet të ketë dakordim të të dy palëve. Dhe e dyta, sepse për palët vlenë parimi i barazise në sëcilën gjykatë të Arbitrazhit, ku potencialisht do të shkonte rasti i ndonjë kompanie dhe shtetit të Kosovës.

Kanë marrë shtetësi serbe e malazeze, që me regjistru kompanitë si të Serbisë e Malit të Zi, që pastaj me paditë shtetin e Kosovës në arbitrazh si “investitor i huaj””, ka shkruar pakuptim z.Basha.

Pas huqjes së parë, ai ka vazhduar me disa sulme të tjera.

Janë shëndrru në serb me zhvat shtetin e Kosovës, dhe atë në bashkëpunim me politikanë kriminel shqiptarë. Këta janë tendermenat që e shesin dinjitetin, integritetin, dhe krejt shtetin për pare!”, ka shkruar me tutje ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka deklaruar të…