Basha: Kur grabitet me armë avioni, kupton se në çfarë niveli është rendi dhe siguria

10 prill 2019 | 14:52

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, në një deklaratë për medie ka thënë se “çdokush e kupton se në çfarë niveli është policia, se në çfarë niveli është katandisur rendi dhe siguria”, kur grabitet me armë në mes të ditës një avion i linjës ndërkombëtare.

“Kur në Rinas, që është zona me sigurinë më të lartë në vend, kryhet grabitje me armë e avionit të linjës ndërkombëtare në mes të ditës, çdokush e kupton se në çfarë niveli është policia, se në çfarë niveli është katandisur rendi dhe siguria”.

“Kjo ndodh kur Shqipëria është bërë qendër e krimit ndërkombëtar, bazë operacionesh e rrjeteve kriminale, ku jo vetëm nuk luftohet, por po nxitet pastrimi i parave të krimit nga vetë qeveria me ndërtimet dhe projektet korruptive në ndërtim, inceneratorë, turizëm dhe PPP”, ka thënë Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, dhe Blerta Thaçi,…